Sht. Tet 24th, 2026

“Me plumba gome, vazhdoni”/ Tjetër përballje mes protestuesve dhe policisë, nis tensioni te Kryeministria në Tiranë

Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve.

Kanë qenë këta të fundit që kanë sulmuar me gurë efektivët dhe makinat e autoboteve, teksa në një moment kanë hedhur edhe një mjet piroteknik.

Pas pak çasteve policia ka vënë në veprim autobotet dhe ka hedhur gaz lotsjellës, duke shpërndarë momentalisht protestuesit.

“Me plumba gome, vazhdoni”, dëgjohet një urdhër nga megafoni.

Postime të Ngjashme