Mër. Sht 2nd, 2026

Sot pa kufizime për automjetet e transportit me mas totale mbi 20 tonë

Për sot sipas vendimit të MINT, automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të mund të qarkullojnë pa kufizime.

Vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, sipas të cilit nuk pritet të plotësohen kushtet për aktivizimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e parashikimeve meteorologjike dhe, në rast se kushtet ndryshojnë, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.

Postime të Ngjashme