Hën. Tet 19th, 2026

​Rreth 144 fishekë të vjetër gjenden në një fushë në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur të dielën në një fushë të hapur në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 18 tetor, rreth orës 14:23. Fishekët janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

“Gjakovë 18.10.2026-14:23. Është raportuar se në një fushë të hapur janë hasur në disa fishekë të vjetër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime. /KosovaPress/

Postime të Ngjashme