Mër. Sht 2nd, 2026

Moti sot, e mërkurë, 02 shtator 2026

Kosovë

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen dhe lokalisht priten reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
🌡️ Temperatura minimale parashikohet të levizin ndërmjet: 13–17°C, ndërsa
🌡️ Temperatura maksimale nga: 28–32°C
💨 Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s.

Shqipëri

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore. Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta 38 grade celcius.Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Maqedoni e Veriut

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut.Temperatura më e ulët 15 ndersa me e larta 35 grade celcius.

Në Shkup, me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Postime të Ngjashme