Hën. Tet 19th, 2026

Arrestohet një person në Prishtinë, Policia i gjen drogë dhe thikë

Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur substanca narkotike dhe një thikë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Enver Maloku”.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.94 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe posedim të paautorizuar të armëve

Postime të Ngjashme