Hën. Tet 19th, 2026

Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini ia uroi fitoren kandidatit të AKI-së, Arkin Jahijit

Pas shpalles së fitores në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga Arkin Jahiji i Aleancës Kombëtare për Integrim, kundërkandidati nga partia VLEN, Jakup Huseini e ka uruar personalisht.

Huseini ka vizituar shtabin qendror të AKI-së, me ç’rast uroi Jahijin për këtë garë politike.

Jahiji përveç falenderimeve ndaj Huseinit, falenderoi edhe të gjithë banorët që dolën në zgjedhje dhe votuan për Komunën e tyre.

Postime të Ngjashme