Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në fshatin Trevçan të Leposaviqit.
Ngjarja është regjistruar më 18 tetor, rreth orës 21:45. Si pasojë e përleshjes, si i dyshuari ashtu edhe viktima kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë pranuar trajtim mjekësor.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

