Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për 2 shtator 2026.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.70 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.55 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.63 euro për litër.
Këto çmime, bazuar në vendimin e MINTI-t të datës 3 gusht 2026, hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

