Mër. Sht 2nd, 2026

Armë me gaz në një aheng në Ferizaj, sekuestrohen nga policia

Dje rreth orës 00:30, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatën se në fshatin Balaj, në një restorant, gjatë një ahengu familjar kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

Njësitet reaguese të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, e më pas edhe njësiti i hetimeve dhe njësiti i forenzikës. Gjatë ekzaminimit, nga vendi i ngjarjes janë tërhequr gjithsej 39 gëzhoja të armëve me gaz.

Në kuadër të hetimeve, zyrtarët policorë kanë siguruar dhe intervistuar dëshmitarë, ndërsa si prova materiale janë siguruar edhe video-incizime.

Nga analizimi i tyre janë identifikuar personat e dyshuar R.L. dhe SH.M., të cilët dyshohet se kanë shtënë me armë gjatë ahengut familjar.

Ndaj të dyshuarit R.L. (27 vjeç) është iniciuar rast për veprën penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, ndaj të dyshuarit SH.M. (35 vjeç) është iniciuar rast për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjatë veprimeve policore, janë sekuestruar dy armë me gaz dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Postime të Ngjashme