Hën. Tet 19th, 2026

Përtej teorisë: Si synon ProED t’i përgatisë studentët për tregun e punës në teknologji

Njohja e teorisë është vetëm hapi i parë në teknologji. Në tregun e punës kërkohet që profesionistët ta zbatojnë dijen, të zgjidhin probleme, të bashkëpunojnë me ekipin dhe t’u përshtaten ndryshimeve të vazhdueshme të industrisë.

Mbi këtë parim është ndërtuar edhe programi profesional i ProED-it për Zhvillim të Softuerit, ku puna praktike zë vend qendror.

Nga koncepti te zbatimi
Programi dyvjeçar për Zhvillues të Softuerit përbëhet nga katër semestra. Në tre semestrat e parë, studentët ndërthurin teorinë me ushtrime dhe projekte praktike, ndërsa semestri i katërt i kushtohet praktikës profesionale në kompani të sektorit të TI-së.

Lexo po ashtuNga shkolla e mesme drejt teknologjisë: ProED ofron program profesional për zhvillues të softueritKjo strukturë synon ta bëjë më të drejtpërdrejtë lidhjen mes njohurive të fituara gjatë mësimit dhe zbatimit të tyre në një mjedis profesional.

Mësim përmes praktikës
Një prej parimeve të programit është “learning by practicing” – mësimi përmes praktikës. Qëllimi është që studentët jo vetëm ta kuptojnë një koncept, por edhe të dinë si ta përdorin atë.

Përmes ushtrimeve, projekteve dhe detyrave praktike, ata zhvillojnë aftësi në programim dhe në ndërtimin e zgjidhjeve softuerike. Në këtë mënyrë, përballen që gjatë studimeve me situata të ngjashme me ato që mund t’i hasin në punë.

Aftësi që shkojnë përtej kodimit
Lexo po ashtuTelex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues FestivalPuna në teknologji nuk mbështetet vetëm në njohuritë teknike. Komunikimi, bashkëpunimi, organizimi dhe puna në ekip janë pjesë e përditshme e zhvillimit të një produkti ose shërbimi digjital.
Për këtë arsye, ProED synon që, krahas programimit, studentët të zhvillojnë edhe aftësitë e nevojshme për të funksionuar në një ambient profesional dhe për të kontribuar në punë ekipore.

Praktika profesionale si urë drejt tregut
Në semestrin e fundit, studentët angazhohen në praktikë profesionale në kompani të industrisë së TI-së. Aty mund ta shohin nga afër organizimin e punës, komunikimin brenda ekipit dhe procesin e realizimit të detyrave konkrete.

Kjo përvojë mund t’i ndihmojë t’i zbatojnë njohuritë, t’i kuptojnë më mirë përgjegjësitë e profesionit dhe ta krijojnë një pasqyrë më të qartë për drejtimin që duan ta ndjekin.

Lexo po ashtuNjë event me përmasa globale, Sunny Hill Festival zgjeron rrjetin e shitjes së biletave në botë

Nga “e di” te “di ta bëj”
Dallimi mes njohurisë teorike dhe përgatitjes profesionale qëndron te aftësia për ta kthyer dijen në veprim.

Duke kombinuar teorinë, projektet, punën në ekip dhe praktikën në kompani, programi i ProED-it synon ta krijojë pikërisht këtë kalim.

Për studentët që synojnë zhvillimin e softuerit, mësimi i kodimit është vetëm fillimi. Përgatitja vazhdon përmes praktikës, përvojës profesionale dhe aftësisë për të gjetur zgjidhje për probleme reale.

Postime të Ngjashme

Diamanti rozë mbretëror që u vodh dhe u gjet brenda një molle, ekspozohet pas 100 vjetëshNjë diamant i rrallë rozë, i njohur si “Grand Condé”, do të ekspozohet në Francë për herë të parë që nga viti 1926, kur u vodh gjatë një grabitjeje në kështjellën historike Château de Chantilly. Guri i çmuar, me peshë nëntë karatësh dhe me formë dardhe, konsiderohet një prej xhevahireve të rralla mbretërore që i mbijetuan Revolucionit Francez. Ai do të qëndrojë i ekspozuar në Muzeun Condé, në Château de Chantilly, deri më 3 janar. Historia e diamantit është po aq e pazakontë sa edhe vlera e tij. Në tetor të vitit 1926, hajdutët hynë gjatë natës në kështjellë dhe e vodhën gurin e çmuar, të cilin më pas e fshehën brenda një molle të zgavruar. Diamanti u zbulua disa javë më vonë, në rrethana të pazakonta. Një shërbëtore e uritur, në hotelin ku po qëndronin hajdutët, kafshoi mollën dhe hasi në gurin e çmuar, duke zbuluar kështu vendin ku ishte fshehur. Drejtori i muzeut, Mathieu Deldicque, deklaroi se, megjithëse historia mund të duket e pabesueshme, ajo ishte raportuar gjerësisht në gazetat e kohës. Ekspozimi i diamantit vjen në një kohë kur institucionet kulturore evropiane janë përballur me grabitje të bujshme, përfshirë vjedhjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit në Paris. I pyetur nga CNN për rreziqet e mundshme të ekspozimit të një objekti kaq të rrallë, Deldicque nuk bëri të ditur shumën për të cilën është siguruar diamanti, por theksoi se janë kryer studime të gjera shkencore për të përcaktuar karakteristikat e tij dhe për ta identifikuar në mënyrë unike. Përveç diamantit, ekspozita përfshin rezultate të analizave shkencore dhe materiale arkivore të papublikuara më parë, të cilat hedhin dritë mbi historinë e tij dhe grabitjen që ndodhi gati një shekull më parë.