Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin publik se nga e hëna (12.10.2026), sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Safe City” do të fillojë të funksionojë edhe në rajonin e SPB Ohër.
Pas kryerjes së kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në linjat rrugore në rajonin e SPB Ohër.
“Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë shoferëve që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe përmes sjelljes së përgjegjshme të kontribuojnë për siguri më të madhe në trafik”, thonë nga MPB.

