Sht. Tet 10th, 2026

Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Nuk duhet të presim që gratë të vriten për të reaguar

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku jetën e humbën një grua dhe vëllai i saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë ngjarje të rëndë, duke theksuar se tragjedi të tilla kërkojnë veprim dhe parandalim, e jo reagim vetëm pasi të humben jetë njerëzish.

Ajo ka nënvizuar se institucionet dhe shoqëria kanë përgjegjësi të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.

“Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja ka rikujtuar se vrasja e grave është një krim i rëndë dhe se asnjë shoqëri nuk duhet ta konsiderojë dhunën si diçka të pashmangshme, kur parandalimi i saj është përgjegjësi e përbashkët

Postime të Ngjashme