Enj. Tet 8th, 2026

Shkupi dhe Sofia tentojnë të rikthejnë dialogun pas përplasjeve të vazhdueshme

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria po bëjnë përpjekje për të krijuar një kanal të ri komunikimi mes dy vendeve, pas një periudhe të gjatë tensionesh politike dhe mungesës së dialogut të drejtpërdrejtë.

Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes vazhdojnë të jenë të ndërlikuara, veçanërisht për shkak të çështjeve historike, të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe procesit të integrimit evropian të vendit.

Përplasjet mes dy palëve kanë ndikuar edhe në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Sofja këmbëngul në zbatimin e angazhimeve të dakordësuara më herët, ndërsa Shkupi ka kërkuar që çështjet dypalëshe të mos shndërrohen në pengesë për integrimin evropian.

Pavarësisht dallimeve, përpjekjet e reja synojnë hapjen e një komunikimi më të drejtpërdrejtë, me qëllim që të gjendet një mënyrë për të zbutur tensionet dhe për të rikthyer dialogun politik mes dy vendeve.

Postime të Ngjashme