Enj. Sht 10th, 2026

Nesër nuk ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka njoftuar se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimit.

Postime të Ngjashme