Enj. Sht 10th, 2026

Kroacia dënon nderimet për Mladiqin: Serbia po largohet nga vlerat evropiane

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka dënuar veprimet e autoriteteve shtetërore të Serbisë për nderimin e Ratko Mladiqit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë.

Plenkoviç ka thënë se Mladiqi ishte gjithashtu një nga komandantët e Ushtrisë Popullore Jugosllave gjatë agresionit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj Kroacisë.

Sipas tij, klima politike në një pjesë të shoqërisë serbe që drejton vendin tregon se këto modele sjelljeje janë shumë larg vlerave themelore evropiane.

Ai ka shkruar në X se, pas reagimit të Kroacisë për nevojën e reagimit nga institucionet më të larta evropiane, për këto zhvillime kanë reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Postime të Ngjashme