Komuna e Prishtinës pritet t’i ‘ndez’ buldozerët për rrënimin e objekteve pa leje.
Për këtë, komuna që udhëhiqet nga përparim Rama ka shpall tender për rrënimin e objekteve pa leje në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar për këtë kontratë është 300 mijë euro, ndërsa marrëveshja kornizë ka kohëzgjatje prej 36 muajsh, .
Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa kontrata është dhënë më 9 shtator 2026.
Fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “DARDANIAA SH.P.K.” dhe “Clean Work Shines SH.P.K.”.
Kontrata është zhvilluar përmes procedurës së hapur, me kriter të dhënies çmimin më të ulët.

