Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një delegacion të Shoqatës “Joud” nga Kuvajti, të kryesuar nga dr. Rashid el Axhmi.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava u shprehu mirëseardhje mysafirëve nga Kuvajti dhe vlerësoi lart bashkëpunimin dhe kontributin e organizatave humanitare në mbështetje të besimtarëve myslimanë në Kosovë.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Shoqatës “Joud”, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën humanitare, sociale dhe fetare.
Myftiu Tërnava falënderoi dr. Rashid el Axhmin dhe Shoqatën “Joud” për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të projekteve në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.
Nga ana e tij, dr. Rashid el Axhmi shprehu falënderimet e tij për mikpritjen, si dhe më pas konfirmoi gatishmërinë e Shoqatës “Joud” për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës.

