Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari takoi bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest.
Ajo çmoi përkushtimin e komunitetit kosovar në Hungari, i cili me punën, sipërmarrjen dhe suksesin e tij kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
Presidentja vlerësoi gjithashtu praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, duke shprehur shpresën që ata ta vënë dijen dhe përvojën e fituar në shërbim të zhvillimit të vendit.
Shiroka Pula i inkurajoi bizneset e mërgatës që të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe partneritete afatgjata në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për përvojën, dijen dhe energjinë e bashkatdhetarëve të saj.
Në fund, ajo i falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën, duke theksuar se dyert e atdheut mbeten të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të ardhmen e tij.

