Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, gjeneralin z. Rrustem Mustafa, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin ndër vite dhe kontributin e ndërsjellë për të mirën e vendit në periudha të ndryshme kohore.
Gjatë takimit u rikujtuan angazhimet dhe përpjekjet e përbashkëta në shërbim të vendit, si dhe rëndësia e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe personaliteteve që kanë dhënë kontribut në periudha të rëndësishme për Kosovën.
Njëherësh gjatë këtij takimi u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit për një të ardhme sa më të mira të vendit, duke renditur angazhimin e përbashkët të të gjithëve

