Sht. Gus 1st, 2026

Musliu i bën thirrje qeverisë: Dilni zot mërgatës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje shtetit që t’i dalë për zot mërgatës, që po ballafaqohet me pritje jashtëzakonisht të gjata nëpër kufij.

Musliu thotë se mërgimtarët tanë meritojnë respekt, dinjitet dhe trajtim të denjë.

“I bëj thirrje urgjente institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të komunikojnë me shtetin kroat dhe atë malazez për zhbllokimin e situatës, rritjen e kapaciteteve në pikat kufitare dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët që po presin” shkroi ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

THIRRJE PËR SHTETIN DILNI ZOT MERGATËS!

Mërgimtarët tanë, të cilët pas një viti pune e sakrifice po udhëtojnë drejt atdheut dhe familjeve të tyre, nuk meritojnë të mbesin me orë të tëra të bllokuar në kufi. Kam informata se në Kroaci janë krijuar kolona të gjata dhe familje të tëra, me fëmijë e të moshuar, kanë mbetur pa ushqim, pa ujë dhe në kushte të vështira. Situatë e njëjtë është dhe në Mal të Zi.

I bëj thirrje urgjente institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të komunikojnë me shtetin kroat dhe atë malazez për zhbllokimin e situatës, rritjen e kapaciteteve në pikat kufitare dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët që po presin.

Mërgimtarët tanë meritojnë respekt, dinjitet dhe trajtim të denjë. Mos i lini të përballen vetëm me këtë situatë!

Deri kur Kroacia dhe Mali i Zi do t’i trajtojnë qytetaret tanë në këtë mënyrë. E padrejtë, e papranueshme, jonjerëzore!

Postime të Ngjashme