Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku fluksi i automjeteve mbetet i qetë në shumicën e vendkalimeve, me përjashtim të pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Sipas përditësimit të fundit, në Dheu i Bardhë qytetarët që hyjnë në Kosovë po presin deri në 80 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 400 metra, .
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarën, Muçibabën, Hanin e Elezit, Jarinjën, Kullën dhe Vërmicën, pritjet për hyrje dhe dalje variojnë nga 2 deri në 10 minuta, pa kolona të konsiderueshme.
Ndërkohë, edhe qarkullimi i kamionëve zhvillohet normalisht, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

