Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të jetë i shtuar, me pritjet më të gjata të regjistruara në pikëkalimet Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Sipas të dhënave të përditësuara, në Dheun e Bardhë qytetarët po presin 60 deri në 70 minuta në hyrje, ndërsa 30 deri në 40 minuta në dalje.
Kolonat në këtë pikë kanë arritur deri në 500 metra në hyrje dhe 300 metra në dalje.
Ndërkohë, situata më e rënduar paraqitet në Muçibabë, ku pritjet janë rreth 60 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat e automjeteve kanë arritur deri në 1,000 metra në të dy drejtimet.
Në Han të Elezit dhe Stançiq pritjet janë rreth 10 minuta, ndërsa në Kullë qytetarët presin 5 deri në 10 minuta në hyrje dhe 5 deri në 8 minuta në dalje.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Vërmicë dhe Glloboçicë, pritjet janë të shkurtra, nga 2 deri në 15 minuta, pa kolona të konsiderueshme.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta, pa kolona të regjistruara

