Mër. Sht 2nd, 2026

Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e lotsjellësit më 2018 në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, porse dënimi do të bëhet i ditur më 8 shtator.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj.

“Është fajtor sepse me datë 21 gusht 2018në Prishtinë në sallën e kuvendit gjatë mbajtjes. Ka përdorur bombolën e gazit. Duke pamundësuar mbajtjen e seancës, duke e aktivizuar që të hidhet brenda me çka deputetët e Kosovës janë detyruar të lëshojnë sallën. Sot gjukata e shpall vetëm aktgjykimin sa i përket të pandehurit, vendimin lidhje me dënimin 8 shtator nga ora 9:00”, tha ai.

Postime të Ngjashme