Manchester United është shumë pranë emërimit të Mauricio Pochettinos si trajner i ri i skuadrës, pas shkarkimit të Michael Carrick.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, palët kanë arritur një marrëveshje në parim dhe kanë përfunduar pjesën më të madhe të negociatave.
Trajneri argjentinas ka dhënë dritën jeshile për rikthimin në Premier League, ndërsa tashmë po zhvillohen bisedimet me Federatën Amerikane të Futbollit për përfundimin e procedurave të largimit nga kombëtarja e SHBA-së.
Sipas Sky Sports, në kontratën e Pochettinos me federatën amerikane ekziston një klauzolë lirimi prej rreth 7 milionë funtesh (afërsisht 8 milionë euro). Manchester United është i gatshëm ta aktivizojë atë për të siguruar shërbimet e trajnerit 54-vjeçar.
Sipas raportimeve të Sky Sports dhe The Guardian, Pochettino pritet fillimisht të jetë në krye të SHBA-së për ndeshjet e ardhshme kundër Haitit në kuadër të Nations League. Më pas, nëse përfundojnë procedurat e marrëveshjes, ai mund të nisë aventurën e re në Old Trafford

