Enj. Nën 12th, 2026

Zyrtare: Një tjetër skuadër nga Premier League e shkarkon trajnerin

Crystal Palace ka njoftuar zyrtarisht largimin e Pierre Sage-së nga posti i trajnerit të skuadrës së parë.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi londinez konfirmoi se Sage dhe stafi i tij nuk do të vazhdojnë më punën në “Selhurst Park”, shkruan Indeksonline

Crystal Palace ka falënderuar trajnerin dhe bashkëpunëtorët e tij për angazhimin dhe punën gjatë periudhës së kaluar në klub, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Kujtojmë se skuadra londineze është në pozitën e fundit në Premier League me vetëm shtatë pikë të grumbulluara./Indeksonline/

Postime të Ngjashme