Pre. Nën 13th, 2026

Gashi sqaron: Në rastet e dhunës në familje, Kodi Civil përjashton mundësinë e pajtimit mes bashkëshortëve

Profesori i së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Haxhi Gashi, ka thënë se Kodi Civil e ndalon procedurën e pajtimit të bashkëshortëve në rastet e dhunës në familje.

Ai ka sqaruar se, sipas Ligjit për Familjen, gjyqtari inicion procedurën e pajtimit mes bashkëshortëve kur ka prishje të marrëdhënieve bashkëshortore, por në rastet e dhunës kjo procedurë nuk zhvillohet.

“Në Ligjin për Familjen, afati është tre muaj dhe gjyqtari inicion një procedurë të pajtimit mes bashkëshortëve kur ka prishje të marrëdhënieve bashkëshortore. Ndërkaq, në Kod kemi vendosur dispozitën që, në rastet e dhunës në familje, nuk zhvillohet fare procedura e pajtimit për këtë çështje, sepse bëhet fjalë për një sanksion shumë të rëndë. Kjo nënkupton se duhet të zhvillohen dy procedura paralelisht: procedura për mbrojtje nga dhuna në familje, për të cilën kemi një ligj të veçantë, si dhe procedura penale, zhvillimi paralel i së cilës nuk pengohet”, ka thënë Gashi.

Postime të Ngjashme