Pre. Tet 16th, 2026

Robert Fico mbështet Vuçiqin në fushatën zgjedhore, përsërit qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një tubimi parazgjedhor të mbajtur të premten në Novi Sad, ku ka përsëritur qëndrimin e shtetit të tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Fico mori pjesë në tubimin e listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, i cili u mbajt në “Sheshin e Lirisë” në Novi Sad. Gjatë fjalimit të tij në gjuhën serbe, kryeministri sllovak shprehu mbështetje politike për Vuçiqin, duke u thirrur në atë që e cilësoi si mbrojtje të sovranitetit të Serbisë dhe të drejtës së saj për të marrë vendime të pavarura.

Duke folur për çështjen e Kosovës, Fico përsëriti se Sllovakia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj kundër pavarësisë së vendit.

“Kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Tek unë do të keni gjithmonë një mik të sinqertë”, deklaroi Fico gjatë tubimit.

Me këtë deklaratë, kryeministri sllovak rikonfirmoi qëndrimin e vendit të tij lidhur me statusin e Kosovës, ndërsa pjesëmarrja e tij në tubimin parazgjedhor shënoi edhe një shprehje të mbështetjes së tij politike për Vuçiqin.

Postime të Ngjashme