Partia Demokratike e Kosovës edhe gjatë ditës së nesërme do të bllokojë hyrjen e Qeverisë duke filluar nga ora 07:30 e mëngjesit.
Po ashtu gjatë ditës së nesërme deputetët e kësaj partie do të jenë prezent në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 11:00.
Tash e disa ditë deputetët e PDK-së po kërkojnë nga Kurti që të thërras seancën lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës

