Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në një takimin me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka riafirmuar përkushtimin për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit.
“Evropa nuk është vetëm destinacioni ynë politik. Është hapësira e vlerave ku kemi besuar, edhe atëherë kur na mohohej e drejta për të qenë të lirë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka vlerësuar se populli i Kosovës, pavarësisht sfidave, ka dëshmuar se mbetet i palëkundur në orientimin e tij evropian.
Sipas Osmanit, ky vizion duhet të përkthehet në hapa konkretë, mundësi të reja dhe një perspektivë të qartë të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

