Mër. Sht 2nd, 2026

Abdixhiku: Fatkeqësisht me aq sa po shoh po krijohet një situatë e pamundësisë numerike për të dal nga kjo gjendje

Ka përfunduar takimi midisi kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit në një deklarim për media, kreu i LDK-së ka thënë se po krijohet një situatë e pamundësisë numerike për të dal nga kjo gjendje.

‘’Fatkeqësisht me aq sa po shoh po krijohet një situatë e pamundësisë numerike per të dal nga kjo gjendje’’, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Ndërsa për takimi nuk është deklaruar kreu i VV-së, Albin Kurti.

Ky takimi vjen pasi që ditën e djeshme Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas takimit me grupin parlamentar është shprehur se gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dal kundër marrëveshjes me VV-në

Postime të Ngjashme