Kanë nisur tensione në ditën e shtatë të protestës në Tiranë mes protestuesve që po hedhin gurë në njërën anë dhe policisë, e cila po kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës.
Protestuesit janë vendosur aktualisht te Ministria e Arsimit, ku ata kanë shkulur pllakat e trotuarit në rrugën e Durrësit për t’u përgatitur për ‘betejën’ me policët.
Pak më parë kanë hedhur gurë ndaj policëve dhe efektivët iu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës.
Sot shënohet dhe dita e shtatë e kësaj proteste të dhunshme, ku që nga dita e parë e deri më tani, ka pasur përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë./KosovaPress

