Mar. Tet 20th, 2026

Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq me pranga në duar, nënshkruajnë praninë në gjykatë

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq.

Seanca filloi me vonesë për shkak të transportimit të të akuzuarve drejt gjykatës,.

Dragiša dhe Jovan Viqentijeviq, me duar të lidhura, janë parë duke nënshkruar praninë e tyre në seancë, para fillimit të shqyrtimit gjyqësor.

Të tre të akuzuarit tashmë kanë dalë para trupit gjykues, ku ka nisur gjykimi lidhur me sulmin ndaj infrastrukturës së kanalit Ibër-Lepenc.

Ky rast lidhet me sulmin ndaj kanalit që ka rëndësi të veçantë për furnizimin me ujë në Kosovë.

Postime të Ngjashme