Hën. Tet 19th, 2026

Vriten dy vëllezër në Kamëz, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar sot në Kamëz, pranë repartit të Zall-Herrit, ku dy vëllezër raportohet se janë vrarë me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, autor i dyshuar i ngjarjes, personi me inicialet N.M., është arrestuar nga policia.

Ndërkohë sipas informacioneve të para, një person i tretë ka mbetur i plagosur, dyshohet vëlla me viktimat, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrethanat dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes palëve mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike./RTSH

Postime të Ngjashme