Enj. Sht 3rd, 2026

ESHS: PBV në Maqedoni u rrit për 4.3% në tremujorin e dytë të vitit 2026

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) njoftoi se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Maqedonisë u rrit me 4.3% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një rritje më e madhe u regjistrua në sektorin e Ndërtimit me 21.9% dhe me 5.1% në sektorët Arte, argëtim dhe rekreacion; Aktivitete të tjera shërbyese; Aktivitete të familjeve si punëdhënës; Aktivitete të familjeve që prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre.

Konsumi përfundimtar në tremujorin e dytë të vitit 2026 u rrit nominalisht me 7.0%, dhe pjesëmarrja e tij në strukturën e produktit të brendshëm bruto është 83.2%.

Investimet bruto në tremujorin e dytë të vitit 2026 u rritën nominalisht me 14.5% si rezultat i rritjes së investimeve bruto në asete fikse.

Sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht dhe kalendarik, shkalla e rritjes së produktit të brendshëm bruto në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, është 4.0%

Postime të Ngjashme