Hën. Tet 19th, 2026

“Trafiku Urban” siguron furnizimin me naftë për tri vjet, vlera mbi 8 milionë euro

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë e ka siguruar furnizimin me nfatë për tri vitet e ardhshme.

Kjo ndërmarrje ka shpallur fituesit e tenderit për furnizim me naftë, me vlerë prej 8 milionë e 27 mijë e 410 euro e 20 centë.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues është grupi i operatorëve ekonomikë HIB Petrol SH.P.K. dhe HIB Distribution SH.P.K.,.

Vlera e kontratës është 8,027,410.20 euro dhe kohëzgjatja e saj është 36 muaj.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi ishte 8 milionë e 100 mijë euro, që do të thotë se kontrata është dhënë për rreth 72 mijë e 590 euro më pak se shuma e parashikuar.

Në këtë aktivitet të prokurimit, sipas dokumentit, janë pranuar dy tenderë, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Kontrata është dhënë më 16 tetor 2026, kurse nënshkrimi i saj është planifikuar për 20 tetor 2026 (ditën e martë).

Furnizimi me naftë do të bëhet në pikat e shitjes së operatorit fitues dhe në rezervuarin e “Trafikut Urban” në Prishtinë

Postime të Ngjashme