Mar. Sht 8th, 2026

Drejtori i Çështjeve Fetare në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame të Shtetit të Katarit, Muhamed al Menai, së bashku me delegacionin e tij shoqërues, në shoqëri të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij vizitoi sot Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Gjatë qëndrimit në Kosovë, drejtori i Çështjeve Fetare në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame të Shtetit të Katarit, Muhamed al Menai, së bashku me delegacionin e tij shoqërues, në shoqëri të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij vizitoi sot Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Gjatë vizitës, drejtori Muhamed al Menai u njoh nga afër me punën dhe angazhimin humanitar të Shoqatës “Bereqeti”, si dhe me aktivitetet e saj në mbështetje të familjeve në nevojë dhe kategorive të ndryshme të shoqërisë. Ai gjithashtu u njoh edhe me kontributin e “Bereqetit” në fushën e humanizmit dhe solidaritetit shoqëror, duke vlerësuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve në shërbim të qytetarëve.

Kujtojmë se objekti i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” është ndërtuar dhe financuar nga Shteti i Katarit, si një nga kontributet e rëndësishme të këtij shteti në mbështetje të punës dhe veprimtarisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës

Postime të Ngjashme