Kosova eliminohet nga gara për Botërorin 2027, Austria triumfon me rezultat 4:0
Ëndrra e Përfaqësueses së Kosovës në futbollin e femrave për të vazhduar rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror 2027 ka përfunduar, pasi “Dardanet” janë mposhtur nga Austria me rezultat të thellë 4:0 në ndeshjen e kthimit të plejofit.
Në këtë përballje, golat për përfaqësuesen austriake i shënuan Hobinger, Puntigam, Kirchberger dhe Campbell, duke i dhënë fund shpresave të Kosovës për të avancuar në fazën tjetër të garës.
Pas kësaj humbjeje, Kosova eliminohet nga gjysmëfinalja e plejofit, ndërsa Austria siguron kualifikimin në finalen e këtij procesi.
Pavarësisht eliminimit, “Dardanet” e mbyllën një rrugëtim të rëndësishëm, pasi arritën të përfundonin në krye të grupit të tyre, një sukses që përfaqësuesja e Kosovës nuk e kishte arritur më parë.
Në finalen e plejofit për kualifikimin në Botërorin 2027, Austria do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Zvicrës dhe Izraelit.

