Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është përfshirë në një tjetër skandal financiar, pas raportimeve se ka përfituar pagesa shtesë që nuk janë deklaruar publikisht.
Sipas një hetimi të gazetës britanike The Times, Infantino ka marrë gjatë vitit 2024 rreth 1 milion e 760 mijë dollarë nga kompania amerikane përgjegjëse për organizimin e Kupës së Botës 2026, përveç pagës dhe bonuseve të tij zyrtare.
Një pjesë e këtyre parave dyshohet se është përdorur për mbulimin e shpenzimeve të një vile luksoze në Miami.
Raportohet se pagesa të ngjashme mund të jenë bërë edhe gjatë viteve 2025 dhe 2026, pa u përfshirë në raportet financiare të FIFA-s.
Këto zbulime kanë ngritur dyshime për shkelje të rregullave të transparencës, ndërsa ish-zyrtarë të FIFA-s kanë kërkuar hetim të pavarur për këtë çështje.

