Studentët dhe të rinjtë protestues kanë hyrë mbrëmjen e së martës në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku kanë shkaktuar incidente dhe kanë ndezur zjarr në disa sende brenda ndërtesës.
Sipas raportimeve, protestuesit kanë hapur dyert e hekurit të hyrjes, të cilat ishin të lidhura me zinxhirë, dhe më pas janë futur në ambientet e brendshme të institucionit.
Pasi kanë hyrë në objekt, ata u kanë vënë flakën disa sendeve që ndodheshin brenda bashkisë. Pas këtyre veprimeve, protestuesit janë larguar nga ambientet e ndërtesës.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 13 tetorit, në kuadër të protestave në kryeqytetin shqiptar

