Sht. Nën 7th, 2026

Anis Mehmeti reagon ashpër pas përjashtimit nga Kombëtarja, fshin të gjitha fotografitë me Shqipërinë

Përjashtimi nga lista e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e nëntorit nuk është pritur aspak mirë nga Anis Mehmeti.

Përzgjedhësi Maran ka vendosur të mos e përfshijë sulmuesin në listën e fundit, një vendim që ishte deri diku i pritshëm, duke marrë parasysh se Mehmeti nuk ka regjistruar ende asnjë minutë këtë sezon me Ipswich Town, ku vazhdon të mbetet jashtë planeve të skuadrës.

Megjithatë, vendimi duket se e ka zhgënjyer futbollistin shqiptar.

Menjëherë pas publikimit të listës, Mehmeti ka reaguar në rrjetet sociale, duke fshirë të gjitha fotografitë që kishte publikuar me fanellën e Kombëtares shqiptare në Instagram.

Ky veprim shihet si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të përzgjedhësit, ndonëse vetë futbollisti nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me këtë çështje.

 

 

Postime të Ngjashme