Sht. Nën 7th, 2026

Qeveria miraton Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, nis edhe dy marrëveshje financiare për projekte në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë.

Ky projektligj përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji në Republikën e Kosovës, statusin, organizimin e brendshëm dhe financimin e saj, .

Në të njëjtën kohë, projektligji bën po ashtu monitorimin e funksionimit të tregjeve të energjisë, dhënien e lejeve dhe certifikimin në sektorin e energjisë, miratimin e tarifave dhe metodologjive tarifore, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe ligjeve të tjera përkatëse të Republikës së Kosovës.

Qeveria miratoi gjithashtu nismën për lidhjen  e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, duke vepruar së bashku si Administrator i Komisionit Evropian, për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Në mbledhje u miratua edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Projektin e Ndërtimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza në Prishtinë.

 

Postime të Ngjashme