Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi “po shkojnë shumë mirë me Iranin”.
Komentet, Trump i bëri ndërsa negociatat indirekte me Teheranin janë duke vazhduar.
“Po shkojmë shumë mirë me Iranin. Po flasim me Iranin. E kemi bërë këtë. Nuk kemi humbur asnjë ushtar në shtatë muaj apo gjashtë muaj. Kemi hapjen e Ngushticës së Hormuzit”, tha ai.
Sipas një raporti të New York Times të enjten, Irani thuhet se po shqyrton propozimet e paraqitura nga ndërmjetësit në Katar, në lidhje me një marrëveshje të mundshme me SHBA-në.
Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti JD Vance ka fajësuar luftën ndaj Iranit për humbjen e Partisë Republikane, në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

