Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy përballjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit dhe Republikës së Irlandës.
Risia më e madhe është ftesa për 18 vjeçarin Enis Rexhepi, talenti që aktivizohet të grumposhat e Shtutgartit. Golgoteri ka bërë bujë në Gjermani duke shënuar shumë gola në ligë dhe në garat për të rinjtë në Champions League.
Për herë të parë te Kosova është ftuar edhe Lindrit Kamberi. Qendërmbrojtësi më parë ishte aktivizuar te grupmoshat e Zvicrës. Kamberi luan te Zurich në Zvicër.

