Hën. Tet 19th, 2026

Adnan Rrustemi caktohet përfaqësues i VV-së në grupin punues për Apelin në Hagë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, do ta përfaqësojë këtë parti në grupin punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së kryesisë e cila tha se Rrustemi, në bashkëpunim me organizatat përkatëse, do të angazhohet për të dhënë kontributin maksimal në këtë grup punues.

“Po, nga ana e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti që do të na përfaqësojë do të jetë deputeti Adnan Rrustemi, i cili në bashkëpunim edhe me organizatën do të angazhohet që t’i japë kontributin maksimal në këtë punë dhe besoj se me sukses do të arrijmë që të kemi një strategji gjithëpërfshirëse e cila do ta përfaqësojë në mënyrë më të mirë të mundshme sfidën në të cilën po ballafaqohemi, jo vetëm në raport me vendimin e padrejtë të Gjykatave të Specializuara, por edhe me qasjen që duhet të kemi në vijimësi në raport me paraqitjen e gjithë përpjekjes që kemi pasur si komb, si shtet në luftën tonë çlirimtare si popull i Kosovës, dhe me historinë e drejtë e cila duhet të adresohet e të shqyrtohet në të gjitha dimensionet”, ka deklaruar Nagavci.

Postime të Ngjashme