Sht. Sht 27th, 2025

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë të parë do të fillojë punën si trajner.

Ai është rikthyer në Australi, te ish-skuadra e Melbourne Victory,.

Berisha është emëruar trajner i parë i Akademisë së klubit nga Australia.

Kujtojmë që Berisha licencën UEFA Pro e mori në Shqipëri, në kursin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Berisha është rekodmen në futbollin e Australisë. Ai ka shënuar 106 gola në ligë dhe ende është i pari në A-League si golashënuesi më i mirë.

Ish-lojtari ishte transferuar edhe te FC Prishtina, por që dështoi në Superligën e Kosovës

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *