Enj. Tet 1st, 2026

Kurti kritikon aktgjykimin e Speciales: Ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ngre kritika ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se në të ka pasaktësi në aspektin faktik, historik dhe ligjor.

Në një reagim të tij, Kurti thotë se këto çështje duhet të korrigjohen përmes procedurës së apelit.

Ai shpreh shqetësim edhe për mënyrën e funksionimit të kësaj gjykate, duke e cilësuar si problematike mungesën e transparencës dhe atë që e quan qasje “tërësisht monoetnike”.

Kurti përmend edhe çështjen e të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, duke theksuar se ajo nuk është përfshirë në aktakuzë. Sipas tij, ndërkohë kanë rënë edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit dhe për sulme të gjera e sistematike ndaj popullsisë civile.

Deklaratat e Kurtit vijnë në kuadër të reagimit të tij gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë.

Postime të Ngjashme