Enj. Tet 1st, 2026

Foda bën ndryshime për sfidën me Izraelin

Foda lë tre futbollistë në tribunë për ndeshjen ndaj Izraelit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të lërë në tribunë tre futbollistë për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në mesin e lojtarëve që nuk do të jenë në dispozicion për këtë përballje është edhe Donat Rrudhani, ndërsa jashtë listës për ndeshjen kanë mbetur edhe Leard Sadriu dhe Milot Avdyli.

Kosova përballet me Izraelin sonte në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ndeshja nis në orën 20:45. Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, pas ndeshjeve të fundit të zhvilluara nga Dardanët.

Përballja ndaj Izraelit është pjesë e ciklit të ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Postime të Ngjashme