Pre. Tet 23rd, 2026

Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot, në shqyrtim Projektligji për Byronë Shtetërore dhe auditimi i buxhetit

Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhjet e tyre, ku do të trajtohen çështje që lidhen me Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe auditimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025.

Duke filluar nga ora 13:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ndërkohë, në orën 14:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mbajë mbledhjen e radhës, ku është paraparë raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca.

Raportimi i tyre do të përqendrohet në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm, që ka të bëjë me auditimin vjetor të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Postime të Ngjashme