Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti lidhet me periudhën 2025–2026. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata, si dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Hetimet dhe procedurat e mëtejshme do të zhvillohen nga organet kompetente.
“Pejë 2025-2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në vazhdimësi ka kryer veprën penale: ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’. Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion të kalibrit të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

