Në Gjykatën Themelore në Prizren do të vazhdojë sot procesi gjyqësor lidhur me vrasjen e të riut Auron Thaqi, i cili humbi jetën në korrik të vitit 2024.
Seanca gjyqësore është planifikuar të fillojë në orën 10:00.
Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit. Të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta.
Kujtojmë se Auron Thaqi kishte ndërruar jetë më 7 korrik të vitit 2024, pasi kishte pësuar plagë të rënda nga goditja me thikë.
Pavarësisht trajtimit mjekësor, i riu kishte humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

